Nuk po heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës urgjente të Qeverisë serbe të shtunën, ku temë e vetme ishin zhvillimet në Kosovë, shkruan Danas.
“Faleminderit për ftesën dhe që më dhatë mundësinë t'ju informoj për situatën në Serbi. Ne nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Vuçiq me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiq mori pjesë në këtë seancë.
Ai ka dorëzuar një raport në kabinetin e Ana Bërnabiqit se çfarë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, të cilët kanë caktuar takim në Zveçan për sot në mesditë, pas së cilës do të vendosin nëse do të largohen nga institucionet në Kosovë.
-
Vuçiqi pas takimit me serbët e Kosovës: Ruajeni paqen
-
Vuçiqi: Prishtina po e kërcënon paqen e stabilitetin me veprimet e njëanshme
-
Vuçiqi takohet me përfaqësuesit e QUINT-it: Vazhdojmë politikën e ruajtjes së paqes
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Vuçiqi i bën thirrje BE-së që “urgjentisht ta kundërshtojë arbitraritetin e Prishtinës”