Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka takuar të martën presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në rajon, veçanërisht pas takimit për dialogun në Bruksel.
Sipas deklaratës në faqen zyrtare të presidencës serbe, Vuçiq ka thënë se serbët e Kosovës duan formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Vuçiqit, Serbia po punon për ta gjetur një zgjidhje për krizat aktuale në Kosovë.
“Duke theksuar tensionet që ekzistojnë në Kosovë, presidenti Vuçiq tha se është e rëndësishme që Prishtina t'i përmbahet marrëveshjes që Forcat Speciale të Kosovës mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave ku jetojnë serbët”, thuhet në deklaratë.