Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi komunikoi me banorët e Banjës përmes telefonit

Banorët e fshatit Banjë të Skenderajt janë mbledhur në oborrin e një shkolle, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po iu drejtohet nëpërmjet telefonit.

Raportohet se Vuçiq është ndaluar nga policia në fshatin Terrnavc, transmeton KP.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq u ka kërkuar falje serbëve të fshatit Banjë që nuk ka arritur t’i vizitojë.

“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiq nëpërmjet telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.

Kjo për shkak të protestave dhe reagimeve të qytetarëve dhe organizatave të dala nga lufta dhe vendimit të qeverisë për të tërhequr lejen për vizitën e Vuçiqit në Banjë.