Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore.
“Në ditët e ardhshme do të bisedojë me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmen. Nëse ne e plotësojmë 100 përqind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 përqind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e përgjegjshme dhe serioze është përgjigja e vetme e mundshme”, tha presidenti Vuçiq gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Natali Loazo.
Reagimi i presidentit Vuçiq për emërimet në Qeverinë e Kosovës bëhen disa orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj emëroi ministre të Bujqësisë, Dijana Zhiviq. Emërimi i saj pasoi shkarkimin e Nenad Rikallo nga Lista Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e presidentit Vuçiq.
-
Vuçiqi paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën
-
Qeveria e Serbisë mban mbledhje me Vuçiqin, temë kryesore Kosova
-
Haradinaj ka bërë ministre “serben private”, Serbia këtë s’do ta pranojë, thotë Vuçiqi
-
Vuçiq: Serbia do të ketë probleme të shumta nëse s’ ka marrëveshje me Kosovën
-
Serbia me ekip që do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE