Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Një fuqi e madhe së shpejti do të bëjë kërkesë për tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova

Foto: AP

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe të UNMIK-ut nga Kosova.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në kazermën në Dedinje se do të ishte katastrofë nëse ndodh kjo, raporton Tanjug.

Ai ka thënë se do të bisedojë për këtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet të hënën në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut (nga Kosova). Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që të mos ndodhë kjo”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.

Edhe Daçiq thotë se kërkesa për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova është më tepër kërcënim, sesa gjë reale Arbëri Daçiq thotë se kërkesa për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova është më tepër kërcënim, sesa gjë reale

Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë - shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.

“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiq.