Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se kërkesa për tërheqjen e KFOR-it dhe UNIMK-ut nga Kosova, paraqet më tepër një kërcënim, sesa që mund të ndodh në realitet, raporton Tanjug.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pak ditë më parë se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaçiq në lidhje me këtë, ka thënë se nuk ishte befasuar me deklarimin e Vuçiqit, duke deklaruar se këto janë informacione politike dhe të inteligjencës që merr Serbia në lidhje me qëndrimet e vendeve të caktuara.
Vuçiq të hënën në Bruksel takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ndër tjera do të bisedojë edhe për informatat se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova.