Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se qëllimi i Kosovës për të formuar Ushtrinë nuk është në përputhje me të drejtën, as me Rezolutën 1244 dhe ka shtuar se është detyrë e KFOR-it ta çarmatosë atë, transmeton Koha.net.
“Kosova për ne është vuajtja e madhe, për shkak të hapit të saj dhe paralajmërimit për formim të Ushtrisë gjë që nuk është në përputhje as me të drejtën dhe as me Rezolutën 1244. Është detyrë e KFOR-it që ta shpërbëjë Ushtrinë. Por ai nuk do ta bëjë këtë, ai do të thotë se ka ndryshuar çdo gjë qëkur është shpallur pavarësia” citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se ky fat e dërgon në situatë shumë të vështirë Serbinë. Por, ka thënë ai do të bëjmë çdo gjë që ta mbrojmë popullin tonë Kosovë, por ka shtuar se nuk do ta lejojë poshtërimin e Serbisë dhe të popullit serb nga bota.
-
Kërcënon Vuçiqi: Formimi Ushtrisë së Kosovës na dërgon në katastrofë
-
Vuçiq: Në Kosovë po ballafaqohemi me pavarësinë e saj
-
Vuçiq për Ushtrinë e Kosovës: Me Rezolutën 1244, vetëm Serbia dhe KFOR-i mund të kenë trupa ushtarake në Kosovë
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje