Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Gjendja lidhur me Kosovën, pothuajse e pashpresë

Foto: Facebook

Gjendja lidhur me Kosovën është pothuajse e pashpresë, por jam krenar se si jemi mbajtur në Paris, ka deklaruar të dielën mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i paralajmëruar serbët se i pret një “betejë e rëndë”.

Vuçiqi, në një intervistë për televizionin serb Pink ka thënë se Kisha nuk duhet të përzihet në politikë, “por duhet të bisedojmë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Intervista e presidentit serb vjen pas video-konferencës së organizuar nga BE-ja mes tij dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Kjo video-konferencë, e mbajtur të dielen, do të pasohet nga një takim mes tyre, të enjten në Bruksel, duke e shënuar edhe rifillimin e dialogut.