Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Çështja e Kosovës është e lidhur me krizën në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, pasi të martën u betua edhe për një mandat në krye të këtij vendi, tha se çështja e Kosovës ka lidhje me krizën në Ukrainë.

Vuçiqi, i ndërprerë shumë herë nga duartrokitjet e gjata të deputetëve serbë, tha se Serbia nuk ka me kë të bisedojë për këtë çështje, që ai e quan të pazgjidhur.

Sipas tij, duhet luftuar për kompromis.

“E di që askush nuk do ta dëgjojë këtë, por ne duhet të luftojmë për të, për të mbrojtur njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi dhe fëmijët e tyre, të cilët ende e duan Serbinë”, tha ai, përcjell “B92”.

Se çfarë lidhje ka Kosova me Ukrainën, nuk foli. Por në shumë raste deri më tash, ai “ia ka zënë për të madhe” presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ka tërhequr paralele mes rastit të Kosovës dhe rajoneve separatiste në Ukrainë, Donest e Luhansk.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë dhe për këtë po përballet me presion të madh nga shtetet perëndimore.

Edhe Kërcënim i ri nga Serbia Arbëri 7 o. më parë Kërcënim i ri nga Serbia

Vuçiqi, gjatë fjalimit të tij të martën, pati edhe një lutje për shtetet perëndimore, që sipas tij, të jenë më korrekte me Serbinë. Foli edhe për Manastirin e Deçanit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.