Serbë të shumtë nga komunat veriore të Kosovës, janë zgjuar pa lindur dielli të martën dhe rreth 3.30 janë nisur me disa autobusë për në Beograd, për siç kanë thënë, “t’i japin mbështetje presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq”, shkruan “b92”.
Vuçiqi do të bëjë të martën betimin si president i Serbisë, pasi është rizgjedhur në zgjedhjet e prillit.

Sipas mediave, serbët mbanin pankarta si “Presidente, e gjithë Kosova e Metohija janë me ty”, “President, faleminderit që po e mbron Kosovën e Metohinë” dhe “Derisa të jetë presidenti Vuçiq do të ketë serbë në Kosovë dhe Metohi”.
Sipas “B92”, serbët nga Kosova pritet të mblidhen para Kuvendit të Serbisë në kohën kur Vuçiqi do të bëjë betimin.
Serbët janë shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e tyre politikë, ata të Listës Serbe.
-
Vuçiqi betohet “për ruajtje të Kosovës brenda Serbisë”
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Serbë të Graçanicës e shohin të pakuptimtë shkuarjen në protestat në Beograd