Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët nga Kosova ia mësynë Beogradit në përkrahje të Vuçiqit, pa zbardhur dita

Serbë të shumtë nga komunat veriore të Kosovës, janë zgjuar pa lindur dielli të martën dhe rreth 3.30 janë nisur me disa autobusë për në Beograd, për siç kanë thënë, “t’i japin mbështetje presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq”, shkruan “b92”.

Vuçiqi do të bëjë të martën betimin si president i Serbisë, pasi është rizgjedhur në zgjedhjet e prillit.

Image

Sipas mediave, serbët mbanin pankarta si “Presidente, e gjithë Kosova e Metohija janë me ty”, “President, faleminderit që po e mbron Kosovën e Metohinë” dhe “Derisa të jetë presidenti Vuçiq do të ketë serbë në Kosovë dhe Metohi”.

Sipas “B92”, serbët nga Kosova pritet të mblidhen para Kuvendit të Serbisë në kohën kur Vuçiqi do të bëjë betimin.

Serbët janë shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e tyre politikë, ata të Listës Serbe.