Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje refuzimit të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2015 të Asociacionit të Komunave Serbe.
Sipas presidenti serb, refuzimi i Kosovës flet më shumë për ta sesa për Beogradin.
“Refuzimi i Prishtinës për të përmbushur atë që ishte rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit dhe arroganca e politikanëve atje flet më shumë për ta sesa për Beogradin dhe se Bashkimi Evropian duhet t'i japë përgjigje refuzimit të tyre për të zbatuar Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug.
I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të Asociacionit dhe se “Serbia është kanceri i Evropës”, Vuçiq tha se kjo është çështje e Evropës.
-
Vuçiqi i bën thirrje BE-së që “urgjentisht ta kundërshtojë arbitraritetin e Prishtinës”
-
Serbia shkel sërish Marrëveshjen e Brukselit, iu drejtohet me letra anëtarëve të KiE-së
-
Vuçiq: E qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin
-
Vuçiq i përgjigjet Ramës: Propozimin për Asociacionin e japin serbët
-
Vuçiqi thotë se Kosova refuzoi draft-statutin: Asociacioni ose pranohet, ose do të jetë fundi i gjithçkaje