Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk ekzistonte asnjë zgjidhje për çëshjen e Kosovës pa SHBA-në, Gjermaninë dhe Rusinë.
Vuçiq e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp me senatorin amerikan, Ron Johnson.
I pyetur nga gazetarët që të komentonte kërkesën e Rusisë që Kosova të kthehej në kuadrin e sistemit ligjor të Serbisë dhe për faktin se SHBA-ja dhe Gjermania duan që Serbia të njohë Kosovën, Vuçiq u përgjigj se “është e rëndësishme që fuqitë e mëdha po nxisin dialogun mes serbëve dhe shqiptarëve”, transmeton Tanjug.
“Çdo marrëveshje është gati e pamundur të arrihet, por nëse arrihet një e tillë, atëherë është e rëndësishme që ajo të mbështetet nga fuqitë e mëdha”, tha ai.
-
Kurz: Pa mbështetjen e fuqive të mëdha s’ka zgjidhje për Kosovën
-
Vuçiq: Pa Rusinë s’ka vendim për Kosovën
-
Vuçiq: Kosova s’është krejt shqiptare e as krejt serbe – pa marrëveshje s’ka paqe
-
Vuçiq: S’është reale të pritet marrëveshje pa SHBA-në e Rusinë
-
Vuçiq pas takimit me Putinin: Pa Rusinë, zgjidhja për Kosovën është e pamundshme