Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se çdo zgjidhje e mundshme për problemin e Kosovës duhet të mbështetet nga fuqitë e mëdha, veçanërisht anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai theksoi se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se pa përparim të qartë në marrëdhëniet me Kosovën nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian, transmeton KP.
"Është në interesin tonë të jemi në partneritet të ngushtë me SHBA kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në inkurajimin e përparimit në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje të rëndësishme", tha Kurz në një intervistë për revistën Cord.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurz: Dialogu rruga e vetme, një zgjidhje tjetër nuk është e mundur
-
Kancelari i Austrisë, Serbisë: Nuk ka BE pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën
-
Kurz përsërit se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që Kosova arrin me Serbinë
-
Austria, sipas mediave serbe mbështet edhe ndryshimin e kufijve nëse me të arrihet paqja
-
Vuçiq: Asnjë zgjidhje pa fuqitë e mëdha