Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se hapja e urës mbi lumin Ibër do të ishte një “veprim i rrezikshëm që do të rrezikonte mbijetesën e serbëve në Kosovë”, raporton “Tanjug”.
“Ajo që është më e rëndësishme është se KFOR-i para së gjithash nuk lejon hapjen e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, sepse unë më së shumti mbështetem te ta kur bëhet fjala për këtë çështje. Hapja e urës do të ishte ‘cunami’ për mbijetesën e serbëve në Mitrovicë, prandaj po e bën Albin Kurti”, u ka thënë Vuçeviq gazetarëve në Nish.
Ai tha se hapja e urës do të ishte “katastrofë” dhe se “do të anulonte drejtpërdrejtë të gjitha bisedimet e marrëveshjet dhe e bën të pakuptimtë procesin e dialogut”.
“Apeloj sërish, mbi të gjitha te vendet e QUINT-it, të mos e lejojnë këtë, që askush të mos luajë me këtë, dhe që KFOR-i të bëjë atë që është misioni i tij. Kam përshtypjen, bazuar në atë që tha komandanti i KFOR-it, se nuk do të lejojnë. Nuk mund t’ju them nëse do të ndryshojë ndonjë gjë në ditët në vijim”, ka thënë Vuçeviq.
-
Vuçiqi flet sërish për urën mbi Ibër, thotë se do të flasë me evropianët e më pas edhe Washingtonin
-
Vuçiq: Ura mbi Ibër ishte pjesë e dialogut, tani duan ta heqin
-
Vuçiqi i kërkon Ruttes që NATO të mos mbështesë hapjen e urës mbi Ibër
-
Vuçiq: Do t’i shkruaj Ruttes për urën e Ibrit
-
Vuçiq: Ndërhymë që të mos lejohet hapja e urës mbi Ibër