Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vreshtarët duan lehtësime për eksport që të jenë konkurrentë në botë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësues të vreshtarëve dhe verëtarëve të Kosovës.

Delegacioni i përbërë nga Ismet Haxhimurati, kryetar i Shoqatës, Fejzullah Berisha, nënkryetar, nga menaxherët Nevzat Haxhijaha, Hamëz Rama dhe Ylber Bajraktari, Avdi Gecaj, pronar i “Stone Castle”, diskutuan me Haradinajn për sfidat dhe sukseset e kësaj fushëveprimtarie që në Kosovë është kulturë me traditë shekullore.

Haradinaj tha se qeveria që ai drejton “është partner i prodhuesit vendor të cilin nuk do ta lërë të vetëm në asnjë rrethanë dhe në këtë kontekst do të përshpejtojë hapat, duke mundësuar që edhe vreshtarët e verëtarët kosovarë të pushtojnë tregjet e jashtme”.

Në anën tjetër përfaqësuesit e vreshtarëve dhe verëtarëve kërkuan që të krijohen lehtësira për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen në eksport, në mënyrë që të mund të jenë konkurrentë në tregun e jashtëm.