Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar disa prodhues vendorë, me të cilët ka biseduar për punët, sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike.
Gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, si dhe përfaqësuesi i ZRRE-së, kryeministri ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me të gjithë dhe me përkushtim në përmirësimin e legjislacionit i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për sektorin privat.
Ndër temat kryesore të takimit ishte furnizimi i rregullt i operatorëve prodhues me energji dhe çmimi i saj.
“Çmimi dhe furnizimi i rregullt me energji, janë çështje e rregullatorit për Energji, por në bazë të kompetencave do të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të kënaqshme për prodhuesit vendorë”, tha Haradinaj, duke vlerësuar se sektori privat është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve kërkuan mbështetjen e Qeverisë në ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e afarizmit të tyre, përfshi politikat më të guximshme në sektorin e tregut energjetik.
-
Kurti: Strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik është mbështetja e prodhuesve vendorë
-
Haradinaj: Kosova ka luajtur rol konstruktiv në tregun energjetik
-
Haradinaj: Qeveria do të rrisë partneritetin privat
-
Përfaqësues të Rrjetit të Shitësve me Pakicë kërkojnë përkrahje nga kryeministri
-
Haradinaj: Duhet punuar bashkë të gjithë që qytetarët të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike