Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Shoqatën e Gastronomëve nga Prishtina, me të cilët ka biseduar për gjendjen në këtë sektor.
Sipas njoftimit nga qeveria, “me qëllim krijimin e një tradite dhe përfshirjes aktive të Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës në agjendën shtetërore të shënimit të 17 Shkurtit, me përfaqësuesit e kësaj shoqate, kryeministri Haradinaj ka shqyrtuar idetë kreative që kryeqytetit të promovojë një mënyrë unike të organizimit dhe festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që gërsheton autentiken dhe bashkëkohoren”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, në njoftim thuhet se Haradinaj është njoftuar nga gastronomët për aktivitetet e sektorit, sfidat dhe arritjet, “duke thënë se sektori privat do ta ketë mbështetjen e Qeverisë, pasi është një prej gjeneruesve më të mëdhenj të vendeve të punës”.