Prodhuesit vendorë, pjesëmarrës në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i ka vizituar kryeministri Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka apeluar te prodhuesit vendorë që ta ruajnë kualitetin, pasi eventualisht mund të ballafaqohen me konkurrencën, në rast të heqjes së taksës për produktet serbe, raporton KTV.
Gjatë kësaj ngjarjeje, Haradinaj është pyetur edhe për Samitin e Berlinit dhe pritjet nga ky i fundit.
Derisa, nga panairi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka parë zhvillime pozitive.
Panairi ka qenë organizim i përbashkët i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj premton fuqizim të prodhimeve “Made in Kosova” e rritje 100% të pagave të prokurorëve e gjyqtarëve
-
Kurti: Strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik është mbështetja e prodhuesve vendorë
-
Kryeministri thotë se reciprociteti do të mbrojë prodhuesit vendorë
-
Kurti: Masa e reciprocitetit vendoset për t’i mbrojtur prodhuesit vendorë
-
Taksa, ‘karta’ e Haradinajt për dialogun