Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e Komandantit të stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve lidhur me rastin e Sokol Halilit, vrasësit të gruas shtatzënë.
Inspektorati ka gjetur se lidhur me urdhër-mbrojtjen e shtatzënës, zyrtarët policorë kanë keqpërdorur pozitën dhe kanë falsifikuar dokument zyrtar.
“Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për 'Dhunë në familje' dhe 'Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës'. Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe Stacioni Policor Lipjan i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, "ka elemente të veprave penale 'Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar' dhe 'Falsifikimi i dokumentit zyrtar'".
Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues), thuhet në njoftim.
Ndërsa, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është informuar për hetimet që janë kryer dhe se “të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”.
-
Moszbatim i urdhrit të mbrojtjes për shtatzënën, suspendohen 4 zyrtarë policorë
-
Inspektorati Policor nis hetimet për vrasjen e shtatzënës, dyshohet për neglizhencë në polici
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri në dy raste të ndara
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje