Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka përshëndetur vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke paralajmëruar se do ta ofrojë mbështetjen e plotë.
“E përshëndes vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe do ta ofroj mbështetjen time të plotë për hapat e radhës në këtë proces”, ka shkruar ajo në Twitter, të dielën.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të dielen e ka zhvilluar një takim “virtual” me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që sipas Bashkimit Evropian, shënon edhe rifillimin formal të dialogut i cili ishte ndërprerë para gati dy vjetësh.
Pas këtij takimi, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se palët kanë rënë dakord për agjendën e një takimi të radhës dhe ka paralajmëruar takimin me praninë fizike të palëve më 16 korrik në Bruksel.
-
Von der Leyen takon Osmanin
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Sorensen flet për diskutimet e djeshme në Kosovë, dialogu e integrimi evropian në qendër