Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Komisioni i jep përkrahje të plotë propozimit franko-gjerman.
Ajo ka thënë se është e nevojshme që propozimi të integrohet në dialogun Kosovë – Serbi.
“Nga Komisioni Evropian propozimi franko-gjerman ka përkrahje të plotë, integrimi i tij në dialog është i nevojshëm. U bëjmë thirrje të dyja palëve të ecin para në këtë, pasi është urë që po ndërtohet për të zgjidhur një problem që mund të zgjidhet”, ka thënë Von der Leyen.
Ndërkohë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për propozimin frank-gjerman.
“Plani franko-gjerman është mundësi e madhe jo vetëm për Serbinë e Kosovën, por edhe për rajonin e Evropën në tërësi. Shpresoj që të dyja palët ta marrin seriozisht e të dyja palët të kuptojnë se është koha që të shohin se është kontribut i rëndësishëm për të gjithë arkitekturën evropian të sigurisë”, ka thënë Rama.
-
Von der Leyen kërkon konsolidimin e institucioneve e uljen e tensioneve
-
Kurti: KE-ja të dorëzojë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën
-
Osmani: Me Von der Leyenin diskutuam për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së
-
Von der Leyen uron Ramën: Shqipëria i përket BE-së