Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se në samitin e së mërkurën BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel, Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar përmbushja e angazhimeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Në adresimin për shtyp pas samitit, Von der Leyen ka thënë se të dyja vendet kanë bërë hapa të rëndësishëm këtë vit me marrëveshjen e Ohrit, e cila pritet të zbatohet nga të dyja palët.
“Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, është rruga përpara dhe përmbushja e angazhimeve në kuadër të dialogut të BE-së. Ata kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara këtë vit me marrëveshjen e Ohrit, e cila tani duhet të zbatohet dhe e mirëpres shumë uljen e tensioneve në veri të Kosovës në veçanti për rrymën dhe përgatitjen për zgjedhje të parakohshme komunale”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për vendet e rajonit dhe zgjerimin e BE-së, duke thënë se duan të hapin negociatat sa më shpejtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa me Bosnje e Hercegovinën do t’i hapin negociatat pasi të plotësohen kriteret e anëtarësimit.
“Kur bëhet fjalë për Malin e Zi është një moment i ri për vendin me qeverinë e re për t'u rikthyer në rrugën drejt kërkimit për anëtarësim”, ka shtuar ajo.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se duan të shtrijnë bashkëpunimin me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe
Von Der Leyen kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Ai ka shtuar se është prezantuar plani i zgjerimit i propozuar nga Komisioni Evropian, i cili sjell vendet e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian.
“Ne duam të bashkëpunojmë në luftën kundër dezinformimit dhe për fushën e migrimit. Në këtë samit ne kemi theksuar përshpejtimin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
-
Von der Leyen: Duhet ende punë për t’i hequr masat ndaj Kosovës
-
Borrell: Do të vazhdojë presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
-
Von der Leyen: Vendet e BE-së duhet t’i hapin negociatat për anëtarësimin e Bosnjës
-
Von der Leyen u bën thirrje krerëve të Bosnjës që të bashkohen drejt rrugës evropiane