Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur edhe të hënën për Marrëveshjen e Ohrit.
Ai ka thënë se përkundër mbështetjes nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur progres të kufizuar.
Sipas tij, do të ketë presion për të dyja palët për të ecur përpara drejt zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha ikën dhe tashmë është një vit që kemi arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të ecur drejt normalizimit. Fatkeqësisht, përkundër mbështetjes së gjerë të Bashkimit Evropian dhe asaj ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova kanë arritur progres shumë të kufizuar. Së shpejti do të jetë takimi i ri kryenegociatorëve këtu në Bruksel. Më vjen shumë keq që kjo marrëveshje e cila ishte shumë e vështirë për t’u arritur, nuk është zbatuar. Do vazhdohet me presion ndaj të dyja palëve për të ecur përpara. Por një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë aq sa prisja të ishte”, ka thënë ai.
Zyrtarë të Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë akuzuar palët në dialogun Kosovë-Serbi se nuk po angazhohen mjaftueshëm për zbatimin e marrëveshjeve.
Edhe
Borrell: Është momenti i fundit që Kosova dhe Serbia të kalojnë në një epokë evropiane
Kosova dhe Serbia u pajtuan më 27 shkurt për përmbajtjen e Planit Evropian për dialogun, ndërkaq më 18 mars në Ohër u dakorduar edhe për aneksin mbi zbatimin e planit.
-
Dy vjet nga marrëveshja e Brukselit, zbatimi i saj s’duket në horizont
-
Borell: S’ka anëtarësim në BE pa normalizim të marrëdhënieve
-
Borrell: Anëtarësimi në BE dhe progresi në dialog duhet të shkojnë dorë për dore
-
Borrell para takimit: Do të diskutojmë për hapat konkretë në implementimin e marrëveshjeve