Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Serbia ta ndalë lobimin kundër Kosovës, do ta ketë të vështirë hyrjen në BE

Foto: CC-BY-SA Stephan Röhl / www.boell.de

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë dhe miqësore me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka deklaruar për N1 se Serbia nuk duhet të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës dhe se Beogradi zyrtar do ta ketë të vështirë të hyjë në BE.

"Ne duhet të sigurojmë që Kosova të marrë vendin e saj. Nuk është në interesin tonë që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë brenda BE-së. Në fund, mendoj se do të jetë e vështirë për ta futur Serbinë në BE për këtë çështje”, tha von Cramon.

Sipas saj, ata kanë folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, ndërsa Von Cramon ka thënë se Serbia duhet të vendosë se në anën e kujt është duke shtuar se “nuk është mirë të jesh në anën e Putinit, pra në anën e gabuar të historisë”.

Ndërkaq me Vuçiqin ajo ka thënë se kanë diskutuar për tema duke filluar nga çështja e sanksioneve energjetike, varësia energjetike nga Rusia, alternativat e ndryshme për Serbinë, duke përfshirë burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitetin e energjisë.

Edhe Von Cramon: BE-ja ta përzë Vuçiqin – s’ka më para të Evropës Rajon Von Cramon: BE-ja ta përzë Vuçiqin – s’ka më para të Evropës

“Sigurisht që kemi biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, marrëdhëniet shumë të ngushta, nëse shikohen historikisht, dhe për këtë arsye populli serb ndihet afër Rusisë, për shkak të trashëgimisë historike. Ne folëm edhe për lidhjet ekonomike dhe lidhjet me infrastrukturën ruse”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se do të ishte mirë që Serbia të zvogëlojë varësinë e saj nga karburantet fosile të Rusisë.

“Mendoj se BE-ja është shumë e interesuar që ta afrojë Serbinë me Bashkimin Evropian, sigurisht që i takon Serbisë të vendosë diçka të tillë. Ne e bëjmë të qartë se partnerët tanë evropianë janë në përputhje me masat tona evropiane, që do të thotë në vendosjen e sanksioneve”, thotë ajo.

Von Cramon shtoi se i takon presidentit dhe qeverisë së re të vendosin se si ta trajtojnë atë.

“Presioni për atë çështje do të rritet. Nuk është në dorën e BE-së, është një vendim që duhet ta merrni, në anën e kujt jeni, a e sheh dikush vendin e tij në BE, në familjen evropiane, Serbia është padyshim evropiane. Është në interesin tonë që ‘Serbia të jetë në përputhje me politikën e BE-së’”, tha ajo.

Edhe Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike, e jo vazhdim të qetësimit të Vuçiqit Arbëri Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike, e jo vazhdim të qetësimit të Vuçiqit

Sipas saj, nga njëra anë është mike e Serbisë.

“Dhe unë do të doja që ajo të anëtarësohej në BE, të jetë e begatë dhe e pasur, dhe kjo është në interesin e të gjithë neve, në interesin e BE-së, të Gjelbrit, të gjithë kolegëve të mi në PE, që Serbia të jetë një lojtari kryesor dhe anëtar konstruktiv në atë koncept evropian”, tha ajo.