Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Kosova duhet të aplikojë për anëtarësim në KE

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon sot u shpreh se pajtohet me propozimin e Qeverisë së Kosovës, për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ajo potencoi se qytetarët e Kosovës meritojnë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut.

“Kam avokuar për një kohë të gjatë dhe jam pajtuar se Qeveria e Kosovës duhet të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Qytetarët e Kosovës meritojnë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar ajo.