Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka filluar, me 20 minuta vonesë nga se ishte paralajmëruar, vazhdimin e 12-të të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Edhe vazhdimi i sotëm i seancës është zhvilluar me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika. Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për përzgjedhjen e spikerit kuvendor.
-
Sot seanca e njëzetë konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë
-
Vazhdimi i nëntëmbëdhjetë i seancës konstitutive në Kuvendin e Maqedonisë
-
Maratona e Kuvendit të Maqedonisë, sot seanca e 18-të
-
Vazhdojnë seancat konstitutive, VMRO me diskutime pa rend
-
Deputetët e VMRO-së s’e lirojnë foltoren, 6 nga 47 deputetët e saj kanë diskutuar