Vlora është regjistruar si vatër e re e infeksionit sa i përket gripit të shpendëve në Shqipëri.
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural e Shqipërisë ka njoftuar të hënën se është konfirmuar një rast i ri i gripit të shpendëve në fshatin Aliban të Vlorës.
“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar, kemi një vatër të re infeksioni në qarkun Vlorë, nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar, kemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit, vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë, raporton Top Channel të hënën.
Më tej është bërë e ditur se nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara në temperatura më të larta se 70 gradë Celsius.
Autoritetet e Shqipërisë kanë njoftuar më 20 mars se kanë konfirmuar rastin e parë të gripit të shpezëve në Durrës.
Deri tani, përveç Durrësit, raste të konfirmuara të gripit të shpezëve ka edhe në zonën e Dibrës dhe të Korçës.
-
Shqipëria konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve
-
Paraqitet rasti i parë i gripit të shpezëve në Shtime, një fermë në karantinë
-
Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin e pulave nga Shqipëria
-
Kosova merr masa për t’u mbrojtur nga gripi i shpezëve
-
Në Shqipëri ngordhin mbi 300 mijë pula për dy ditë