Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu u ka uruar nxënësve vitin e ri shkollor, i cili filloi sot, e ndër të tjera tha se ai do ua mundësojë atyre zhvillimin.
“Unë do të jem pranë teje për ta mundësuar zhvillimin tënd, me shkolla të reja, me më pak turne, me biblioteka dhe me salla fizkulture, me më shumë kushte për zhvillimin tënd”, ka shkruar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i plotë i Arbër Vllahiut në Facebook:
I dashur nxënës,
Kur ke përfunduar muajin e pushimit të verës dhe je ulur në bankën e shkollës, sot, do të fillojë një vit i ri i bukur shkollor, me librin - mikun e ngushtë. Ti sot je një nxënës i vogël, që ngarend pas dijes, lojës dhe dashurisë për shkollën, por nesër do të bëhesh një njeri i zoti që do të punosh për familjen dhe atdheun. Prej sot do të jesh qendra e botës së mësuesit që do të të drejtojë në jetë, sepse do të të duhet shumë dituri, mësim dhe shumë mirëkuptim - sepse atdheu dhe qyteti yt zhvillohet, ndërtohet vetëm me dashuri dhe me vizion të qartë. E mësuesi duhet të mbjellë në shpirtin tënd respektin, drejtësinë, mirësinë dhe mirëkuptimin, dijeninë dhe njëkohësisht të të përgatis të jesh i fortë për t'u përballur me të keqen. Do të të bëjë të ëndërrosh synime të mëdha në jetë dhe ti arrish ato, me mund. E unë do të jem pranë teje për ta mundësuar zhvillimin tënd, me shkolla të reja, me më pak turne, më biblioteka dhe me salla fizkulture, me më shumë kushte për zhvillimin tënd. Do të jem me ty për një arsim më cilësor. Kudo që të jesh ti, në çdo cep të qytetit tënd, qytetit tonë, që të ardhmen ta bëjmë me më shumë dashuri.
Urime, juve nxënësve e mësimdhënësve, si dhe juve prindër, viti i ri shkollor.