Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Tregun e madh. Pas vizitës të asaj pjese të qytetit të Prishtinës, Vllahiu u nda tejet i dëshpëruar me kushtet e punës, transmeton Koha.net.
Këtë dëshpërim ai e ka shfaqur në Facebook:
“Dështimet në Prishtinë në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarin sikur janë bërë vlera të qeverive komunale. Tregjet në Prishtinë janë në gjendje të mjerueshme siç është tregu i madh i qytetit. Një gjendje e paqartë pronësore, probleme me infrastrukturën. Zgjidhje për këto çështje, përfshirë edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës. Infrastrukturë më të mirë, vend parkingje. Rehabilitim të plotë të tregut në Prishtinë. Revitalizim të tregjeve në gjithë qytetin, shtrirje të tregjeve të reja posaçërisht ndërtimin e një tregu për prodhuesit vendor mbi Kodrën e Trimave për të lidhur zonat e Gollakut dhe fshatrat e tjera të Prishtinës. #PërPrishtinën50”
-
Çeku: Intervenimi te Tregu i Gjelbër të fillojë menjëherë, ka përfunduar në gjendje të tmerrshme
-
“Tregu” në proces të likuidimit, Rama paralajmëron një ndërmarrje të re
-
Plani i Abrashit parasheh një treg modern me shumicë, model për rajonin
-
Vllahiu u premton pensionistëve në kryeqytet transport publik falas
-
Vllahiu: Mjerimit të Prishtinës duhet dhënë fund