Mbi 460 raste të pazgjidhura të korrupsionit kanë mbetur në sirtarët e Prokurorive të Kosovës vetëm gjatë vitit 2016, raporton KTV.
Madje, një rast i tillë ndodhet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës që nga viti 2002. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi evidentojnë se në mbi 60 për qind të rasteve të korrupsionit, aktakuzat dështojnë në gjykata, duke mos u mbrojtur nga prokurorët.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, ka kërkuar rezultate konkrete për luftimin e korrupsionit. Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kërkoi më shumë punë sepse lufta kundër korrupsionit nuk është e pamundur.
Artikuj të ngjashëm
-
GLPS: Kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit – 688 ditë
-
Kërkohet t’i jepet fund mosndëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar
-
Mosdeklarim e deklarim i rrejshëm i pasurisë: 60 zyrtarë në Prokurori
-
283 raste të korrupsionit presin verdiktin e gjykatave
-
Prokuroritë trajtuan 329 nga 646 lëndë të korrupsionit vitin e kaluar