Nga 646 lëndë të korrupsionit sa ishin gjatë vitit 2020-të në prokuroritë e Kosovës, vetëm 329 prej tyre janë arritur që të trajtohen. Kurse 317 lëndë që kanë ngelur pa u trajtuar janë bartur në vitin 2021,
Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes FOL, në publikimin e raportit "Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”.
Albana Hasani nga Lëvizja FOL theksoi se është shqetësuese bartja e lëndëve.
"Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë e Kosovës për vitin 2020 rezulton të jetë 87 për qind që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte më e ulët se numri i lëndëve të reja të pranuara gjatë vitit", tha ajo.
Sipas saj, kohëzgjatja e përfundimit të të gjitha lëndëve që janë bartur në vitin 2021 do të jetë 354 ditë.
Edhe
FOL: Prokurorisë e gjyqësorit iu ra efikasiteti në luftën ndaj korrupsionit
Hasani tregoi edhe se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka rezultatin më të ulët, dhe se nga 100 lëndë ka arritur që t’i trajtojë vetëm 17 prej tyre.
"Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka rezultatet më të ulët. E cila nga 100 lëndë ka arritur të trajtojë vetëm 17 prej tyre", tha ajo./Ksp
-
Lëndët e trashëguara të korrupsionit mbesin problematikë e madhe
-
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024-2025, 2.47% e tyre të profilit të lartë
-
FOL: Kosova e cenueshme nga korrupsioni pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare
-
GLPS: Gjyqësori zvarrit rastet e profilit të lartë, dënimet s’e pasqyrojnë seriozitetin e veprave