Numri special i së dielës në Koha Ditore, këtë javë u kushtohet vjedhjeve të pandëshkuara, moszbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe keqpërdorimeve milionëshe që cilësohen “gabime”. Nuk mungojnë shkrime të tjera interesante nga rubrikat e përjavshme të gazetës.
“Vjedhjet e pandëshkuara” janë kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.
Në shkrimin kryesor trajtohen keqpërdorimet milionëshe që auditori i quan “gabime”, shkeljet e përsëritura, moszbatimi i rekomandimeve të Auditorit dhe injorimin nga organet e drejtësisë të raporteve që dëshmojnë keqpërdorimet.
“Rreth hajnisë së përbashkuar”, është komenti i Elmaz Isufit për temën e së dielës.
Në intervistë, prokurori Besim Kelmendi tregon se pse prokurorët dhe gjyqtarët po tregohen të pazotë në trajtimin e gjetjeve të Auditorit.
Edhe
KOHA Ditore e së dielës i kushtohet betejës së humbur kundër korrupsionit
Rrëfimi për aktivisten kosovare që po ndihmon Sierran Leonen për ndërtimin e paqes.
“Emri që askush nuk guxon ta thërrasë” dhe “Tragjedia e fshehur e El Salvadorit”, janë dy prej shkrimeve në faqet e botës.
Në shtatë shkronjat e tij, Osman Demiri flet për fotografinë si botë të tijën.
Fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan flet për pozitën e rëndë të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore.
Kosovarçe sjell rrëfimin për nxënësit e shkollës “Gjin Gazulli” të Prishtinës që projektuan “Shtëpitë e mençura”.
Në faqet e botës, zënë vend shkrime për “Klarinetisten që udhëton nëpër botë edhe me vepra nga Kosova” dhe “Atelienë ku bashkëbisedojnë figura historike”.
Këtë të diel, “Monument” për Kino Lumbardhin – si dritare të Prizrenit me botën.
Edhe
“E diela me Koha Ditore” për fajdet dhe problemet rreth tyre
“Valmir Berisha, ylli i shuar shpejt” dhe “Familja Magani zbret në Kosovë, në tri klube të ndryshme” janë dy prej shumë shkrimeve interesante nga sporti.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.