“Të pambrojturit” është kryetitulli i së dielës në Koha Ditore.
Shkrimi kryesor trajton shkeljen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, aksidentet dhe vdekjet në vendin e punës, shpërfilljen institucionale, diskriminimin në paga, si dhe moszbatimin e Ligjit të punës dhe atij për shëndetin dhe sigurinë në punë.
“Kompromisi i rrezikshëm me ligjin” është një analizë e Valbona Mehmetit, për temën e së dielës.
Në intervistë, drejtoresha e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, Florina Duli, flet për mungesën e vullnetit dhe dështimin e hallkave institucionale për ta bërë të sigurt punën në sektorin privat.
Reportazh sjellë mësimet që mamitë u japin nënave të ardhshme.
Edhe
Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 19 korrik 2026
“Ishulli, ku fëmijët refugjatë po i çojnë duart nga jeta” dhe “Më quajnë Bilall, andaj mos më thirrni Billy” janë dy prej shkrimeve në faqet e botës.
Në shtatë shkronjat e saj, Aida Bardhyli flet për letërsinë si kërkim të përhershëm.
“Lumenjtë karakteristikë të Shqipërisë” është fejtoni i njëzetenjëtë në vazhdën e publikimeve nga Biblioteka e Kongresit Amerikan.
Kosovarçe sjell arsyet e rënies së interesimit të vajzave të reja për të shpenzuar para në stoli ari dhe veshje nusërie.
Faqet e kulturës janë të rezervuara për galerinë e mbyllur ku ruhen tre shekuj traditë dhe regjisorin në hap për zbulimin e së panjohurës.
Nga Mamusha, monument sjell “Kullën e Sahatit përtej matjes së kohës”.
Edhe
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti veçohen ai për mungesën e përkrahjes për boksierin më perspektiv në vend dhe përshëndetjen me titull të trajneres së përfaqësueses.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.