Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vizita e Ramës, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa segmente rrugore në Prishtinë do të ndërpriten përkohësisht pasi të arrijë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë. Vizita e tij shënohet në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, që do të mbahet në tetor në Tiranë. Rama do të takohet pasdite me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa është në pritje të përgjigjes për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror shqiptar në vend.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar” Adem Jashari” në drejtim të Prishtinës. Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, vijon njoftimi i Policisë.

Edhe Begaj në vizitë zyrtare në Kosovë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të trafikut Arbëri Begaj në vizitë zyrtare në Kosovë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të trafikut

Po ashtu, nesër [e premte], gjatë kthimi të Ramës nga Prishtina në drejtim të Aeroportit do të aplikohen masat e njëjta.