Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe do të bllokojë përkohësisht qarkullimin në disa rrugë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.
-
Begaj në vizitë zyrtare në Kosovë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të trafikut
-
Presidenti i Shqipërisë, Begaj, sot në Kosovë
-
Begaj në vizitë dyditore në Kosovë
-
Presidenti i Këshillit Evropian nesër në Kosovë
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, policia njofton për qarkullimin rrugor