Nga viti i ardhshëm, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka planifikuar që të angazhojë 100 asistentë në shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta. Asistentët do t’u ndihmojnë mësimdhënësve gjatë procesit mësimor në raport me këta fëmijë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për angazhimin e 100 asistentëve, MASHT-i ka planifikuar 456.750,00 euro për vitin e ardhshëm. Sipas MASHT-it, ndarja e vendeve të punës për asistentët është bërë sipas raportit të numrit të nxënësve me nevoja të veçanta që janë në shkolla dhe komuna.
Megjithatë, organizatat që merren me persona me nevoja të veçanta po e konsiderojnë këtë hap si shumë të vonuar derisa edhe numri prej 100 asistentëve, sipas tyre, është i vogël në krahasim me numrin e nxënësve të kësaj kategorie.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kërkohet shtimi i numrit të asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta
-
MASHTI e komunat fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin në punësimin e 300 asistentëve në shkolla
-
Kritikohet punësimi i vetëm 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta
-
Vetëm 48 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta u punësuan në komuna
-
Qehaja: Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, problem për përfshirjen e tyre në shkollim