Vetëm 48 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta janë angazhuar këtë vit në shkolla, ndonëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kishte planifikuar që gjatë kësaj periudhe të punësoheshin 100.
Sipas planit të MASHT-it, ka qenë e paraparë që asistentët të angazhohen në 28 komuna varësisht prej numrit të nxënësve me nevoja të veçanta. Në 12 komuna deri tash nuk është angazhuar asnjë asistent, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bëhet fjalë për Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Podujevës, Klinës, Suharekës, Drenasit, Lipjanit, Fushë-Kosovës, Malishevës dhe atë të Rahovecit.
Në një përgjigje për gazetën, MASHT-i ka thënë se e ka ndarë buxhetin për punësimin e asistentëve, porse faji është tek komunat që nuk e kanë zbatuar këtë kërkesë. Kjo ministri ka bërë të ditur se për këtë vit ka paraparë buxhet në vlerë 456.750.00 euro për pagesën e 100 asistentëve të shpërndarë në komuna.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
MASHTI e komunat fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin në punësimin e 300 asistentëve në shkolla
-
Musmurati: Në Prishtinë janë rreth 500 fëmijë me nevoja të veçanta e vetëm 15 asistentë
-
Duhej të punësoheshin 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, nuk janë shpallur as konkurset
-
Kërkohet shtimi i numrit të asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta
-
Vitin tjetër 100 asistentë në shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta