Me rastin e 20- vjetorit të çlirimit të komunës së Vitisë ky qytet ka shpallur qytetar nderi ish- presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin dhe ish- presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Kryetari i komunës së Vitisë, Skënder Haliti, tha se 20 vite më parë Vitia mori frymë lirshëm fal kontributin të UÇK-së dhe ndihmës e aleatëve ndërkombëtar. Sipas tij mirënjohja më e mirë për lirinë ndaj gjithë atyre që kontribuuan është puna e mirë për ndërtim të vendit dhe të një shoqërie demokratike.
Tejet i nderuar që sot u shpall qytetar nderi i komunës së Vitisë u ndje ish =presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Tha se edhe më i nderuar ndjehet meqë këtë titull e ka pranuar bashkë me ish-presidenten Jahjaga, transmeton ksp.
Ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani teksa ka uruar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se këtë vit Kosova po shënon 20 vjetorin e rezistencës popullore mbi barbarinë serbe dhe 20 -vjetorin e nisjes së një partneritetit të rëndësishëm me vendet perëndimore.
-
Veliaj nderon Jahjagën për kontributin në fuqizimin e gruas
-
Presidenti Begaj, “Qytetar nderi” në Gjilan
-
Presidenti Begaj merr titullin “Qytetar Nderi” në Deçan
-
Begaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Deçanit
-
Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës u është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet