Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veliaj nderon Jahjagën për kontributin në fuqizimin e gruas

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjhafa, është nderuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me medalje mirënjohjeje për kontributin në fuqizimin e gruas.

Nderimi i është bërë në pritjen zyrtare me rastin e festave të Nëntorit, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se ku është dedikim për gruan shqiptare kudo që është.

“Të gjithë duhet të ndihemi krenarë kur shohim se forca e gruas ka nisur të çmohet dhe përfshirja e saj të vlerësohet. Të jesh grua dhe të qëndrosh përballë sfidave të kohës është guxim, por edhe obligim. Ky nderim që më është dedikuar mua, është në fakt dedikimi për gruan shqiptare kudo që është, është dedikimi për vlerën e saj në shoqëri. Prandaj në emër të gruas shqiptare kudo që jeton, këndej e andej kufirit, ju them: ne jemi shoqëri e fortë sepse gruaja shqiptare ndër shekuj ka qenë shtylla e saj”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.