Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se qytetarëve të Podujevës do t’u ofrohen edhe shërbime specialistike. Këto komente ai i ka bërë në takimin që të mërkurën e ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Sipas një komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtij takimi është diskutuar për avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe fillimin e shërbimeve specialistike në këtë komunë.
“Ministri Vitia tha se në bashkëpunim me SHSKUK-në do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore. Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i SHSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë”, thuhet në njoftim.
Bulliqi thuhet se e ka falënderuar ministrin Vitia për gatishmërinë ndërsa theksohet se është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen “në dobi të shëndetit të qytetarëve”.
-
Vitia e Bulliqi premtojnë shërbime specialistike në Podujevë
-
Në fushatë përurohen 15 shërbime në Poliklinikën Specialistike të Podujevës
-
Objekti i dedikuar për shërbime specialistike në Podujevë, jashtë funksionit
-
Vitia: Udhëzimi administrativ i ri për shkollimin specialistik është në fazën finale
-
Vitia premton reformë në shëndetësi