Punonjësit e higjienës në QKUK i ka takuar të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ua ka rritur pagat për më shumë se 30 për qind.
Në emisionin “COSMO” të KTV-së janë trajtuar edhe kushtet e rënda të punës së punonjësve të higjienës në QKUK e edhe trajtimi jo i denjë që u bëhet atyre.
QKUK-ja ka aktualisht 319 punëtorë që kujdesen për mirëmbajtjen e higjienës brenda këtij institucioni.
Për takimin mes Vitisë dhe punëtorëve të higjienës ka informuar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page
-
Vitia: Mjekët në Kosovë kanë paga dinjitoze, ndër më të lartat në Ballkan Perëndimor
-
Punëtorëve teknikë të QKUK-së u rriten pagat
-
Vitia zotohet se do t’i adresojë kërkesat e infermierëve dhe punonjësve shëndetësorë
-
Pakënaqësia për koeficientin e pagave, proteston Sindikata e QKUK-së