Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia me 600 mijë euro dëme në bujqësi nga breshri

Autoritetet komunale të Vitisë kanë bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga breshri.

Veton Ademi, drejtor i Bujqësisë në Viti, deklaron se shifrat e dëmeve në bujqësi kapin shifrën mbi 600 mijë euro. Sipas evidencave janë të dëmtuar 188 bujq, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Vlera e dëmit është 609 mijë euro dhe janë 188 bujq të dëmtuar, ndërsa kulturat bujqësore janë kryesisht misër, grurë, patate, fasule, kunguj, ndërsa fshatrat e prekura nga breshëri kanë qenë Sllatina e Poshtme dhe fshati Sllatinë e Epërme, mandej janë Sadovinë e Jerlive dhe Sadovina e Cerkezëve, Tërsteniku, Verbani, Goshica dhe disa fshatra të tjera.

Raportet i kemi dërguar në Ministri të Bujqësisë dhe ata e kanë një fond dhe besoj se do të kompensojnë diçka”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.