Dëmet e shkaktuara në bujqësinë e Komunës së Rahovecit nga breshri i muajit të kaluar arrijnë vlerën prej 1,16 milionë euro. Kjo shifër është dhënë nga Komisioni komunal, që ka pasur për detyrë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në vreshta dhe bimë të tjera bujqësore nga breshri i 23 majit 2017, shkruan sot Koha Ditore.
“Komisioni ka dalë me raport zyrtar për dëmet e shkaktuara dhe sipas këtij komisioni dëmet janë në vlerë prej 1 milion e 160 mijë eurosh”, ka thënë zyrtari i informimit i Komunës së Rahovecit, Haziz Krasniqi.
Sipas tij, anëtarët e komisionit kanë vizituar zonat e prekura nga breshri, për të parë shkallën e dëmeve në bimët bujqësore.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Komuna thotë se dëmi i shkaktuar nga breshëri në Rahovec është mbi 2 milionë e 600 mijë euro
-
Mbi 1.1 milion euro dëme të shkaktuara nga breshëri në bujqësinë e Rahovecit
-
Kronikë e KTV-së për dëmet në bujqësi nga të reshurat
-
Dëmet nga reshjet arrijnë mbi një milion euro
-
Dëmet nga moti në komunën e Rahovecit vlerësohen mbi 5 milionë euro