Në bazë të vlerësimeve të para, vlera e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit të shiut dhe breshrit në Kosovë arrin shumën 1 milion e 200 mijë eurove.
Kjo është bërë e ditur sot nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, në raportimin e tij para Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Ai tha se kjo shumë mund të rritet pasi ende nuk e kanë bërë raportin përfundimtar, pasi edhe këto ditë ka pasur të reshura në disa vende të Kosovës.
Rikallo theksoi se mungesa e sistemit raketor kundër breshrit, sigurimeve bujqësore dhe fondit për kompensimin e dëmeve, janë problematike për ministrinë që ai drejton.
Megjithatë, ai tha se me Bankën Botërore tashmë një vit po punojnë në një projekt për ta futur në bujqësi çështjen e sigurimit dhe kanë ardhur deri te faza kur po përgatitet baza ligjore për këtë.
Edhe
Kronikë e KTV-së për dëmet në bujqësi nga të reshurat
Ndërsa, për sistemin për mbrojtjen kundër breshrit, Rikallo theksoi se janë duke punuar me një organizatë zvicerane dhe atë model po përpiqen ta vendosin edhe këtu.
Por ky problem, sipas tij, nuk është vetëm i MBPZHR-së, por është çështje edhe e sigurisë, KFOR-it, kontrollit ajror, që do të thotë se nuk varet vetëm nga ta.
e fundit që janë shkaktuar në komunën e Rahovecit, janë jashtëzakonisht të mëdha. Mund t’ua tregoj këtë skicë ku kemi paraqitur 38 për qind të ekonomive familjare, do të thotë qind për qind janë shkatërruar, 50 për qind të tyre. Dhe disa janë dëmtuar edhe nga 60 për qind, kurse disa të tjera mbase më pak. Komisioni komunal së bashku me komisionin tonë të Ministrisë, të institutit për vlerësimin e dëmeve e kanë vlerësuar. Ajo që kemi mundur të bëjmë është se nuk kemi mundur të gjitha t’i paraqesim dëmet, sepse në ndërkohë është duke u përgatitur raporti, është duke ndodhur, në Podujevë dje ka pasur breshër dhe dëme. Shuma e përgjithshme e cila ka arritur sipas kërkesave të deritashme është 1 milion e 200 mijë, e 995 euro”, tha Rikallo.
Ai theksoi nevojën e madhe për të pasur një fond për kompensimin e dëmeve që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, porse Ministria e Financave nuk po ua aprovon një fond të tillë.
Deputetët patën një mori pyetjesh për ministrin Rikallo, duke shfrytëzuar rastin të marrin përgjigje nga ai, meqë në seanca nuk po mund të marrin përgjigje pasi s’po merr pjesë.
Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu, kërkoi nga ministri i Bujqësisë të tregojë arsyet pse e ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe nëse kjo lidhet me përfitimet e kompanisë ku punon gruaja e tij. Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili ka qenë edhe kërkues që ministri Rikallo të raportojë në komision, tha se ministria ende nuk ka ardhur me një projekt konkret se si do t’i kompensojë bujqit e dëmtuar. Në anën tjetër deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, kërkoi të dijë nga ministri se si ka ndarë dy milionë euro për zhvillimin e veriut dhe mënyra e aplikimit të bujqve të asaj pjesë për të qenë përfitues të granteve.
Në përgjigjet e tij, Rikallo tha se është i gatshëm që të jetë i pranishëm në komision sa herë që deputetët e ftojnë në raportim. Sa i përket pyetjeve parlamentare, ai theksoi se ka marrë vetëm dy pyetje deri më tani dhe një pyetje që s’ka pasur lidhje me punën e tij si ministër, por me shumë ka qenë fyes.
Duke folur për raportimet se shkarkimin e shefit të AZHB-së në Ministrinë e Bujqësisë, Rikallo tha se nuk ka lidhje me përfitimet e kompanisë ku punon gruaja e tij, por ka ardhur si pasojë e një vendimi gjyqësor.
Edhe
Komuna thotë se dëmi i shkaktuar nga breshëri në Rahovec është mbi 2 milionë e 600 mijë euro
Rreth pyetjes së deputetit Zharku, ministri Rikallo tha se ai si ministër nuk e përdor politikën për t’iu dalë në ndihmë bujqve, pavarësisht nga vijnë.
Ndarja e dy milionë eurove për veriun, sipas Rikallos ka ardhur si pasojë e mungesës së zhvillimit të asaj pjese. Ndërsa në këtë grant, ai theksoi se ka pasur aplikues edhe nga pjesa jugore, derisa kanë qenë mbi 120 aplikues shqiptarë.