Pas disa ditësh nga reshjet e shiut të përcjella me breshër, Komuna e Ferizajt ka dalë me një raport preliminar për vlerësim të dëmeve.
Sipas zyrtarëve komunalë të Ferizajt, deri tashti janë vlerësuar prej më shumë se 430 mijë euro dëme në sektorin e bujqësisë dhe në pajisje të ndryshme të amvisërisë.
Ndërkohë për kompensim të dëmeve Komuna e Ferizajt nuk ka mundësi financiare, ndaj kanë kërkuar mbështetje nga niveli qendror. Sipas zyrtarëve komunalë, dëmet më të mëdha nga breshri janë shkaktuar në fshatrat: Koshare, Dremjak, Slivovë, Talinoc, Pojatë, Mirash, Varosh dhe nëpër disa fshatra të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.
Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë i Ferizajt, ka thënë se sipas vlerësimeve preliminare vetëm në sektorin bujqësisë dëmet e kalojnë shumën prej 230 mijë eurosh.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komuna thotë se dëmi i shkaktuar nga breshëri në Rahovec është mbi 2 milionë e 600 mijë euro
-
Fermerët e Ferizajt protestojnë para komunës, duan kompensim të dëmeve nga breshëri
-
Afro 1 mijë fermerë ferizajas duan kompensim të dëmeve nga breshri
-
Ferizaj i kërkon Qeverisë qendrore kompensimin e dëmeve për fermerë
-
Cila komunë ka pësuar më së shumti nga reshjet