Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Breshri shkakton dëme të konsiderueshme ndaj kulturave bujqësore

Reshjet e fundit të breshrit kanë dëmtuar më së shumti kulturat e mbjella bujqësore në Komunën e Vitisë.

Veton Ademi, drejtor i bujqësisë, ka thënë se bujqit kanë pësuar dëme të mëdha nga breshri. Më së shumti kanë pësuar kulturat e perimtarisë dhe të drithërave.

Ai thotë se dëmet këtë vit të shkaktuara nga breshri janë shumë më të mëdha sesa viteve të tjera. Ademi ka bërë të ditur se Komuna do të evidencojë këto dëme dhe listën e bujqve të dëmtuar do t’ia dërgojë Ministrisë së Bujqësisë, e cila edhe do t’i kompensojë nga fondi i saj, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.