Dëme të mëdha janë shkaktuar sivjet në kulturat bujqësore nga breshri e vërshimet. Shifrat e para të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural flasin për më shumë se 7 milionë euro dëme në këtë sektor për periudhën janar-korrik 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Por nuk kanë treguar se cila kulturë bujqësore është dëmtuar më së shumti brenda kësaj periudhe. E nga vërshimet e fundit të muajit gusht, në Komunën e Suharekës dëmet arrijnë vlerën në 6.6 milionë euro, përfshirë edhe dëmet në infrastrukturë e ekonomi familjare.
Ministria nuk ka fond emergjent, nga do të kompensoheshin fermerët e dëmtuar. Ndihmat eventuale bëhen me vendime të atypëratyshme të Qeverisë së Kosovës. Një i tillë është marrë më 22 gusht për të dëmtuarit në Suharekë.
e Kosovës ka ndarë 1.1 milionë euro, të cilat do të përdoren për shërbime publike komunale, infrastrukturën rrugore dhe në subvencione dhe transfere të kësaj komune...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Dëmi në Suharekë vlerësohet në 6.6 milionë euro, Qeveria ndan 1.1 milionë
-
Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat
-
Fermerët e dëmtuar në Gjakovë ende pa kompensim, kaq është vlera e dëmeve
-
Dëme të mëdha nga breshëri në Malishevë
-
Ministria nuk ka të dhëna të sakta për dëmet që ka shkaktuar breshri