Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëme të mëdha nga breshëri në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me breshër gjatë së dielës, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të kësaj komune.

Njoftohet se si pasojë e stuhisë, janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore, serrat dhe të mirat tjera materiale, por fatbardhësisht pa dëme në njerëz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, e ka vizituar fshatin Plloqicë, ku edhe janë shënuar dëmet më të mëdha nga stuhia.

Përmes një komunikate për media njoftohet se Dukolli, ka shprehur keqardhjen për dëmet që u janë shkaktuar bujqve.

Dukolli, bashkë me zyrtarët përgjegjës të drejtorisë për bujqësi, i kanë vizituar disa nga fermerët e dëmtuar, përfshirë edhe familjen e Shkumbin Malokut, të cilit breshëri e stuhia, i ka dëmtuar rreth 80 ari serrë dhe Hashim Malokun, të cilit gjithashtu stuhia, ka dëmtuar në tërësi serrën.

“Përveç dëmeve të rënda në serrat e tyre, në tokë shihej breshëri i rënë gjatë ditës së djeshme, e që ende nuk është shkrirë dhe krahas serrave dhe pemëve, breshëri e stuhia i ka dëmtuar në masë të madhe edhe kulturat tjera, si grurin e pa korrur dhe misrin”, thuhet në njoftim.