Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj atyre subjekteve që nuk e zbatojnë ligjin kundër duhanit.
Vitia ka pritur të hënën në takim kryeinspektorin sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, ku është biseduar për moszbatimin në plotni të Ligjit për kontrollin e duhanit, që e ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
“Theks të veçantë pati problemi i moszbatimit në plotni i Ligjit për kontrollin e duhanit që e ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura. Ministri Vitia kërkoi që të njoftohen të gjitha subjektet ku zhvillohet kjo veprimtari se nuk ka arsye për mos respektim të ligjit dhe në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis. Në mënyrë që ky synim të realizohet pa pengesa Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të gjithë ata që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji si individ apo subjekte do të gjobiten nga inspektorët në terren”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
-
Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale
-
Vitia: Planifikohet angazhimi i 100 inspektorëve për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit
-
Kryeinspektori sanitar: 360 gjoba për pirjen e duhanit në janar, kafenetë problem
-
Ligji për duhanin vazhdon të mos respektohet
-
500 mijë konsumues të rregullt të duhanit në Kosovë, cigaret elektronike pritet të përfshihen në ligj